PËRZGJEDHJE NGA PUBLICISTIKA E BRANKO MERXHANIT

Branko MERXHANI
Qëllimi i luftës: Idealizmi i jetësShqipëria e ndjenjës, Shqipëria e mendimit, po pret krijonjësit e saj. Dritë përmbi fantazinë e së shkuarës. Nuk jemi as stërnipër bonjakë të Pellazgëve mitologjikë, as gërmadhat e Ilirianëve: jemi shqiptarë – Një kombësi e re.Përralla pellazgjike është një hipotezë xhaba. Një absurditet. Këtë sofizmë duhet ta neveritim. Sot s’ka mbetur asnjë turk i ditur që të ëndërrojë përrallat turanike. Asnjë grek, me mendje të shëndoshë, sot nuk mburret se është stërnipi i Periklidit. Edhe Romanët e sotëm e kanë harruar prej shumë kohe origjinën e tyre: jeta e popujve nuk është veçse Mrekullia e Zhvillimit, që rregullon valët e mëdha të shekujve.Po! Jemi Shqiptarë dhe përbëjmë një kombësi të re. Mëma e Nacionalizmës, mallëngjimi kombëtar i shekullit XX, nxorri në dritë një pjellë të re. Kjo pjellë jemi ne. Si Neo-grekët e sotëm, si turqit e sotëm të Azisë së Vogël, kështu edhe neve na ka pjellë një natë magjike vere, dinamizmi krijonjës i freskët dhe përjetësisht i ri i natyrës, në gjirin që nuk duket dhe misterioz të Perëndisë së krijesave. Jemi akoma djem. Ndërgjegjja jonë nuk e ka njohur akoma fytyrën krejt të ndritshme të Krijonjësit. Sytë tanë nuk janë mësuar akoma të shohin me simpati Diellin e Intelektit. Ku janë krijimet tona të shoqërisë? Ku është Uniteti ynë sentimental? Ku është Poezia, Leteratura, që përfaqësojnë racën tonë, farën tonë? Ku është shpirti kombëtar i pastër dhe i zhvilluar? Ku është gjuha jonë? Ku është kultura jonë?Shqipëria nuk e ka ngrehur akoma Faltoren e saj...Lindëm në errësirë, po kërkojmë dritë. Dhe misioni i brezit të sotëm është që të na shpjerë nga errësira në dritë.Rreziqe na kanë rrethuar nga të gjitha anët. Me gjithë këtë, nuk ka asnjë rrezik. Mjafton ta kuptojmë. Ai që rron, rron se pse e pa dhe e mundi rrezikun. Edhe Grekët e Vjetër, në hapat e para të zhvillimit të tyre, luftonin kundër po këtij rreziku. Bile luftuan një shekull të tërë. Po u përpoqën si gjigantë. Me gjithë këtë, me zor të madh shpëtuan nga rreziku që të mbyten në rrymën e tmerrshme që kish shkaktuar hyrja e influencave të huaja, që u kish lënë trashëgim e shkuara.“Mania e Historizmës” mend e prishi atë statujë madhështore të mendjes njerëzore, bile edhe para se të ngrehet. Dhe jo sepse nuk kish zbuluar akoma rrugën e jetës, që çelet brenda në pastërtinë dhe flakën e ndërgjegjies kombëtare. Për një kohë të gjatë qytetërimi i tyre nuk ishte gjë tjetër veçse një trazim konceptesh të pakuptuara semitike, babiloniane, indiane dhe egjiptiane. Feja e tyre ishte një shesh anarkik dhe i nxehtë lufte midis njëri-tjetrit, shesh mbi të cilin mbretëronin të gjitha Perënditë e Azisë. Me gjithë këtë Kaos, qytetërimi grek lindi, rroi dhe mbretëroi mbi fronet e të gjitha epokave të paskëtajme. Greqia e Platonit mundi pak e nga pak t’i zhdukë influencat e huaja, të dëbojë nga Falëtorja e Mendimit Perënditë e Barbarëve, d.m.th të organizojë Kaosin, që gjendej brenda në Unin e saj. Mysteri i qytetërimit grek ka qenë Perëndia e Delfit, e cila tha:“Gnëdi santon”!...
“Neo – Shqiptarizma”, 1, 1930
Organizimi i Kao-sit Shqipëria jonë e sotme është një Botë kaotike e vogël. Në rumbat t'ona rrjedhin shumë hidhërime dhe helme, gjurma të prishjes, të robërisë, të një tronditjeje historike-shoqërore të pakapëshme. Trazimi dhe anarkia, që mbretërojnë sot në gjuhën t'onë, nuk janë vecc se vetëm një pjesë, një pamje, një fazë e prishjes s'onë historiko-shoqërore. Gjithë ky trazim, gjithë kjo anarki mbretërojnë edhe në të gjitha çfaqjet e tjera të dynamismës s'onë qytetëronjëse. Në idetë dhe tendencat t'ona shoqërore, ca më shumë në kuptimet t'ona mbi formën dhe esencën e institutevet t'ona shoqëore. Ësht një anarki, e cila ka thëthitur të gjithë po thua jetën t'onë. Ideale s'kemi. Racionalisma e jonë është po thua si e djemvet. Dispozita për një gjyrmim të ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrënjën e saj kjo e keqe? A ka vallë arësye historike? Nga pikëpamja e kuptimit sociologjik cili është shkaku i kësaj gjendjeje?Ja disa pyetje që vë Neo-Shqiptarizma përpara Djalërisë s'onë intelektuale dhe idealiste. I vë dhe shton: Pa dhënë përgjigje në këto pyetje, s'mund të bëhet asnjë çap përpara!....***Ka shumë kohë që shkoi ajo epokë në të cilën Nacionalisma ishte shoqe e Romantismës. Nacionalisma e sotme çmon kryesisht Realitetin. Është shprehja e gjallë e Sociologjisë si shkëncë, një farë tokë sbatimi të Hygjienës Shoqërore, një Laboratorium i sëmundjevet psikologjike-shoqërore. Si vlerë pozitive ka vetëm gjyrmimin. Sbulimin e rrënjës të së keqes.Kërkimi themelor i Neo-Shqiptarismës nga Djalëria- nga ajo Djalëri e cila, e ndritur me fenerin e mëndjes, ndjen pa dyshim përkundrejt fatit historik të Atdheut një respekt të thellë dhe është vënë me mish eme shpirt në rugën e fatit dhe të së ardhmes- është ky: Të ndjekë një formë shkencore në gjyrmimet dhe në përkufizimet, si edhe një kuptim filozofik të plotë dhe të tanishmë në idealismën kombëtare.***Një intelektual shkon rezikun më të math dhe më të tmerëshmë: të bjerë në hendekun e gabimit dhe të vetëgënjimit, po të dojë të bëjë një udhëtim në sferën e pasosur dhe katotike të fantasisë së tij. Kjo sferë përmban vetëm botëra të rrema, vlera të vdekura që bien vetëm gjumë, dhe "utopistë gjenialë".Drita është Shkënca. Bota e Realiteteve. Problemi i jetës, mysteri i së ardhmes, kanë nevojë për këtë dritë. Jetën nuk duhet t'a shohim përmes prismës së fatnasisë s'onë. Vështrimin t'onë duhet t'a kthejmë përkundrejt jetës, d.m.th. t'a shohim jetën ashtu siç është dhe jo ashtu siç e duam ne të jetë. Jeta do një zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk gjendet lart në qiellin kombëtar, po është e fshehur thellë në shpirtin kombëtar. Ja pika nga e cila nisemi. Të ndriçojmë shkaket e thella të anarkisë s'onë shoqërore, që na la trashëgim e shkuara, me fenerin e shkëncës sociologjike.Dhe ja pika e drejtimit t'onë: Përmbi gërmadhat e Shqipërisë së djeshme, të prishur dhe të robëruar, të krijojmë një Shqipëri të nesërme të mbaruar, të ndritur, të qytetëruar- një Shqipëri jo historike, po qyetëronjëse. * * *Qëllimi i luftës: Idealizimi i jetës.Shqipëria e ndjenjës, Shqipëria e mendimit, po pret krijonjësit e saj. Dritë përmbi fantasinë e së shkuarës. Nuk jemi as stërnipët bonjakë të Pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e Ilirianëvet: Jemi Shqipëtarë- Një Kombësi e re.Pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba. Një absurditet. Këtë sofismë duhet t'a neveritim. Sot s'ka mbetur asnjë Turk i ditur që të ëndërojë prallat turanike. As një Grek, me mëndje të shëndoshë, sot nuk mburet se është stërnipi i Perikleut. Edhe Romanët e sotmë e kanë haruar prej shumë kohe origjinën e tyre. Jeta e popujve nuk është veç se Mrekullia e Shvillimit, që regullon valat e mbëdha të shekujvet.Po! Jemi Shqipëtarë dhe përbëjmë një Kombësi të re. Mëma e Nacionalismës, Mallëngjimi Kombëtar i shekullit XX, nxori në dritë një pjellë të re. Kjo pjellë jemi ne. Si Neo-Grekët e sotmë, si Turqit e sotmë të Asisë së Vogël, kështu edhe neve na ka pjellor një natë magjike verore, dynamisma krijonjëse e freshkëtë dhe përjetësisht e re e natyrës, në gjirin që nuk duket dhe misterioz të Perëndisë së Krijesavet. Jemi akoma djem. Ndërgjegja jonë nuk e ka njohur akoma fytyrën krejt të ndritshme të Krijonjësit. Sytë t'ona nuk janë mësuar akoma të shohin me sympathi Diellin e Intelektit. Ku janë kujtimet t'ona të shoqërisë? Ku është Uniteti ynë sentimental? Ku është Poezia, Leteratura, që përfaqësojnë racën t'onë, farën t'onë? Ku është shpirti kombëtar i pastër dhe i zhvilluar? Ku është gjuha jonë? Ku është kultura jonë?Shqipëria nuk e ka ngrehur akoma Falëtoren e saj...***Lindëm në errësirë, po kërkojmë dritën. Dhe misioni i brezit të sotmë është që të na shpjerë nga erësira në dritë.Reziqe na kanë rrethuar nga të gjitha anët. Me gjithë këtë, nuk ka as ndonjë rezik. Mjafton t'a kuptojmë. Ai që ron, ron se pse e pa dhe e mundi rezikun. Jeta nuk ka tjetër vlerë, tjetër kuptim. Jetë do të thotë të mundësh rezikun. Edhe Grekërit e Vjetër, në çapet e para të zhvillimit të tyre, kishin të luftonin kundër po këtij reziku. Bile luftuan një shekull të tërë. Po u përpoqën si gjigandë. Me gjithë këtë, me zor të math shpëtuan nga reziku që të mbyten në rrymën e tëmerëshme që kish shkaktuar hyrja e influencave të huaja, që u kish lënë trashëgim e shkuara."Mania e historismës" mënjë e prishi atë Statujë madhështore të Mëndjes Njerëzore, bile edhe para se të ngrehet. Dhe jo se pse nuk kish sbuluar akoma rrugën e jetës, që çelet brenda në pastërtinë dhe flakën e ndërgjegjies kombëtare. Për një kohë të gjatë qytetërimi i tyre nuk ishte gjë tjetër veç se një trazim konceptesh të pa-kuptuara semitike, babyloniane, indiane dhe egjiptiane. Feja e tyre ishte një shesh anarkik dhe i nxehtë lufte midis njëri-tjetrit, shesh mbi të cilin mbretëronin të gjitha Perënditë e Asisë. Me gjithë këtë Kaos, qyeteërimi grek lindi, roi dhe mbretëroi mbi fronet e të gjitha epokave të paskëtajme. Greqia e Platonit mundi pak e nga pak t'i çdukij influencat e tyre, të dbojë nga Falëtoria e Mendimit Perënditë e Barbarëvet, d.m.th. të organizojë Kaos-in, që gjendesh brenda në Unën e saj.Botuar më 1 korrik 1930



Europa dhe ne të tjerëtKoha jonë, kohë pleonasmash dhe produksioni të tepër, është mbushur edhe nga Profetë, që profetizojnë "Fundin e Evropës". Vallë? Kaq shpejt? Po kur u-plak dhe po jep shpirtin djali i djeshmë? Gjurmat e para të jetës së saj nuk e kapërcejnë shekullin XII. Po dita e vërtetë e lindjes së saj është më e afërme. Mund të na e kallëzojë edhe fantazia më e varfër e brezit më të parë. Besimi i "Perëndisë-Njeri" që erdhi dhe iku si ndonjë "VISION" këtu e njëzet shekuj më parë, po mbretëron akoma edhe sot. Byzanti, ky emër mizor dhe për të qarë, qëndroi më se njëmijë vjet. Vetëm hija e tij rrojti pesë shekuj. Po Evropa? Mbaroi? - E rreme! Në rrezat e Uraleve po gjëmon zëri i saj. Shpirti i saj sapo arriti në fushat mëkatare të Azis së harruar. Evropa hyri në Azi këtu e një shekull e gjysmë më parë. Tani që ikën, që ecën praptazi, tani pikërisht hyn në 'të. Evropa u-fut thellë në kryet, në gjakun, në shpirtin e robërvet të saj të djeshmë. Atje ku ata hynë horizonti ndroi menjëherë. Në stepat e thata pa an'e krye po mbijnë pemë që shtien hije aq sa qielli i kaltërt i vendit të prallës dhe të ëndërës po mbushet me tym të zi, që lëshon një Perëndi e re: MAQINA.Një shekull e gjysmë Azia plakë, ky djep i feve dhe i Theokrative, po lozte me shakat e saj. Dora e saj, e hollë dhe sentimentale po shkruante vjersha dhe bënte lodra. Nuk deshi të ndrojë me fuqin e Maqinës. Trembesh nga armët më të mbaruara dhe nga dituria më e lartë e zaptonjësit si nga ndonjë mëkatë. Kërkoi shpëtimin e saj nga mohimi i duruar dhe i pambaruar i Theokratisë. Atje brenda e kishte burgosur shpirtin e saj. Po turpi i saj mbeti jashtë. Kështu, duke fshehur shpirtin dhe duke lënë jashtë trupin, pandehte se do të shpëtonte. Shpëtoi sa mund të shpëtojë edhe ai zog i varfër që fsheh vetëm kryet brenda në rërë që të shpëtojë nga plumbat e gjahtarit!...Shtrenjt e pagoi Azia verbërinë e saj. U bë skllave.Njëqind e pesëdhjetë vjet shkuan sa të sgjohet Azia. Ballët e saj i ndriti tej-për-tej nga një flakë e bardhë. Pasioni i saj është pa fre, i egër, hakmarrës. Po Theokratët u-vogëluan. Tashmë ajo kërkojn Maqinën, beson Maqinën - me atë dashuri, me atë pasion që besonte gjer dje hallet e saj të mëndafshta dhe vazot e saj t'ergjenta. Merr pastaj maqinismën idololatrike dhe e shkrin mirë-e-mirë brenda në flakën e të dhëmburavet të saj njëqind e pesëdhjetë vjet me rradhë. Ka edhe ajo nostalgji për Qytetërimin dhe për Teknikën e madhe të sotme, jo vetëm me syrin e dobisë, po sidomos me vendimin e çlirimit kombëtar. Në Rusi, në Turqi, në Persi, në Hind, po zien nostalgjia e shpëtimit të Aziarit. Azia vjen në vehte - për hir të Evropës."EVROAZIA" bredhëse e Trubeckoj-it, kjo copë dhe në mes të Evropës dhe Azisë, ç'bëhet? - Popujt e saj po marin frymë thellë. Demokratitë e saj po shtohen. Është shenjë që edhe ata hynë në periodën e zierjes së brëndëshme. Karta shoqërore dhe ekonomike e popujve të vegjël të ndryshmë, që nga ujrat e shqetësuara të Egjeut gjer në buzëdetin e vërtetë të Filandisë, po sillte gjer dje të nxirat e një rënieje të heshtur. Mirëpo arritën në periodën më karakteristike të mundimeve të tyre të gjata: në periodën e REALITETEVET KOMBËTARE. - Të huajt u-hoqën pothua vetë, pasi humbën robet e tyre të verbër. Po djemt e robërvet, të ritur në pikëllim dhe në mizori, përpiqen të ngulin flamurin e jetës së re mbi gërmadhat e errëta të kullës së neveritur. Sepse besojnë në dynamismën dhe në produktivitetin e popujve të tyre.Evropa na sbrazi xhepin, po na mbushi shpirtin.
Botuar në vitin 1934

Shteti dhe bursistët
Shtet. Ja një fjalë e shkurtër, e cila simbolizon githë kuptimin e independencës kombëtare të vërtetë. Shtet do të thotë shoqëri e organizuar. Po është një veprë arti e një pune njerëzore shumë të gjatë. Do punojmë shumë vjet. Do të mundohemi për shumë breza. Do dërmojmë shumë armiq. Do të çdukim influencën e shumë të metave anitshoqërore dhe trashëgimore. Vetëm pas një lufte guximtare, vetëm pas një periode të tërë heroizmi spiritual do vijë dita e bukur në të cilën do të ndritij edhe në horizontin e Atdheut t'onë dielli i Qytetërimit: Shteti...Për të arritur këtë gjë, duhet të zgjidhen disa probleme. Probleme të cilat duket dhe mundemi t'i zgjidhim, bile dhe në mënyrë më të kënaqëshme. Është e vërtetë se gjer para pak kohe nuk i ishte dhënë rëndësia e duhur kësaj çështjeje prej autoriteteve kompetente të Ministris së Arësimit. Po Monarkia edhe kësaj çështje i dha një shtytje të re. Dhe interesimi i Monarkut të Math në favor të arsimit jep mjaft kurajo për përparimin e arthmë të Atdheut t'onë. Edhe si një rezultat i parë i këtij interesimi të vërtetë mbretëror pat-qënë emërimi i tre inspektorëvet nëpër kryeqytetet evropiane për të pasuar më rregullisht jetën dhe punën e studentëvet t'onë. Po kujdesi shetëror nuk duhet të qëndrojë këtu...E ardhmja e vendit varet nga misioni i lartë që mori përsipër të realizojë djalëria studenteske e shpërndarë nëpër qytetet e ndryshme të Evropës. Ajo do të jetë Sjellësi i Qytetërimit. Frymëzuesit e Shqipëris së nesërme. Punëtorët e botës së re Shqiptare. Po është një detyrë e Qeveris së sotme të vendit t'i japë djalërisë studenteske të gjitha mjetet e nevojshme që të mundet ajo të plotësojë veprën e saj.Po ç'bëhet sot? Kemi një grusht studentësh jashtë, të cilët janë po thua krejt të neveritur në fatin e tyre....Shteti i sotmë Turk u paguan studentëve të tij të jashtmë bursa të shëndosha të përmuajshme. Dhe ç'shumë merni me mënd pak a shumë? Njëzet e pesë No.25 lira sterlina ar. Po Shqipëria vetëm shtatë No.7 napolona për studentët e Italisë, nëntë No.9 për ata të Austrisë e kështu tutje.Kjo shumë është krejt e pamjaftë. Me qënë se me bursën e sotme shumë të varfër, që disponon Shteti, sigurohen mezi vetëm shpenzimet e ushqimit. Domethënë të fjetur e të ngrënë. Pa tjetër mban mënd i ndershmi dhe sympathik Sekretari i Përgjithshmë i Ministris s'Arësimit se, kur ishte student në Francë dhe bursist i Qeverisë Ottomane, merte afro 15 lira turke ar në muaj. Dhe këtë në një kohë në të cilën jeta ishte shumë e lirë dhe e lumtur. Përpara Luftës së Përbotëshme...Me një çudi përmbysëse çdo gjë u-ndrua në botë. Dhe spenzimet e jetës u-shtuan në mënyrë kolosale. Dhe më parë nga çdo gjë spenzimet e jetës intelektuale. Po studenti ka nevojë për libra. Për revista. Për jetë. Dhe duhet të jetë në pozitë të pasojë të gjitha edisionet shkencore më të ra. Po gjëja më me rëndësi është çështja e jetës. Sjellësi i Qytetërimit mund të quhet ai student i varfër, i cili banon në lagjen më të varfër të një qyteti të sotmë të math dhe i cili mund të vijë në kontakt vetëm me klasa më të ulëta?..Qyetetërimi i sotmë lyp shumë shpenzime. Ka bibliotekat e tij. Theatrot. Klubet intelektuale. Dhe ka nevojë për kontakt, ka nevojë për njohje me qarqet e aristrokracisë intelektuale. Dhe të gjitha këto lypin të holla. Shteti ka detyrë të kujdeset për gjendjen e tyre.Nuk ësht i drejtë mendimi se jemi një Shtet i varfër dhe se para nuk mundemi t'u paguajmë studentëvet ato që u duhen. Se pse, po t'a dojë nevoja, mundemi shumë bukur të kufizojmë numrin e tyre dhe bile të bëjmë një zgjedhje të drejtë dhe pozitive midis tyre. E vërteta është se systemi i sotmë dhe bursa e sotme nuk mund të sjellën as nonjë rezultat të dobishmë: Është një mundim i kotë dhe një shpresë e humbur. (Botuar më 1928)


Kurajo!Si qëllim të përfundëshmë të përpjekjevet kombëtare-shoqërore të Tendencës Neo-Shqiptare, që përkrahim ne, mundemi të pranojmë këtë princip.Krijimi i një Shqipërie brenda të pa-kufishme, jashtë të kufizuar.Krijimi i një Shqipërie! Është lodhje, dëshpërim dhe pa qëllim të kthejmë sytë në gërmadhat e skllavërisë dhe në mjerimet që na la trashëgim e shkuara. Ky vështrim nga prapa është një gjë monstruoze. Syt t'ona, të drejtuara nga prapa, nuk do të takojnë veç se një gjurmë tepër të madhe shkatërrimi, shenja të pa-numërta kalbësimi, britma të dëshpëruara njerëzish dhe epokash. Dhe të gjitha këto të mbështjellura gjithëmonë brenda në një mjergullë të trashë. S'ka gjëkundi as pikë jete dhe shprese. Po ka dhe një drejtim të përkundërtë. Drejtim që zë të Vjetërën me të Renë. E Arthmja!E vetmja rreze shprese dhe shpëtimi për fatin shqiptar. Mundet që një ditë të shkëlqejë me takimin e një agimi plot gëzime, agim i cili do të faqet bashkë me sgjuarjen e Jetës së Re. Po vetëm sy guximtarë, shpirtra plot dashuri dhe ballëra të ndritura e të gëzuara do të mundin të gëzojnë kryelartësinë dhe madhërinë e kësaj jete. Shqipëria e mendimit dhe e ndjenjës, Shqipëria e vërtetë nuk gjendet nga prapa, po përpara neve!...Dhe në qoftë se nuk do të mundemi të shtiem sytë t'ona në këtë drejtim, në qoftë se nuk do të marrim dot vesh thellë-thellë kuptimin e këtij orientimi krijonjës; domethënë, në qoftë se nuk e ndjejmë realitetin e jetës kombëtare-ahere është e humbur çdo përpjekje, është e kotë çdo dëshirë që të qëndrojmë si një unitet shoqëror i lirë dhe i lumtur brenda në sukseset përparimtare fantastike dhe të pa-arritshme të qytetërimit të shekullit të sotmë!***Shënja shquarëse e Neo-Shqiptarismës, kondita e parë e ekzistencës së saj është kurajua mendore. Për këtë them se Djalëria, e cila ka për detyrë të japë shërbimet e saj në luftën e lartësimit shoqëror dhe të zhvillimit qytetëronjës të vendit duhet që pikë-së-pari të tregojë fuqin e superioritetit mendor dhe të ketë kurajën të përballë të vërtetën e jetës kombëtare ashtu siç është në realitet dhe t'u a çfaqë të tjerëve krejt lakuriq.Lamë të shkojë shumë kohë, duke përgëzuar ambiciet historike me fluturat prallore. Po kombet që na kanë rrethuar nga të gjitha anët dhe me të cilët na lith afro po një fat historik, na kanë lënë të paktën një shekull prapa. Me gjithë këtë as nonjë nga ne s'ka treguar gjer sot kurajo mendore, që të na shpjegojë arsyet e vërteta dhe shkencore që shkaktuan këtë fakt të hidhur. Nuk janë të paktë ata që shohin, si të vetme arsye historike të fatkeqësisë s'onë të sotme, periodat e gjata të sundimit të huaj, që kaloi populli ynë. Për fat të keq, ky shpjegim nuk është një shkak, është një përfundim..Mos jemi vallë në botë i vetmi popull, i cili, në peripetin e udhëtimit të tij historik, ra nga skllavëria në skllavëri, nga tirani në tiran?Ja, krahas me neve një botë e tërë, e cila shpëtoi dhe u tregua për hir vetëm të shkeljes turke!...Themelonjësi i shkollës Evrasiatike Princi rus Troubeskoi, që sot quhet si një nga hegjemonët e shkëncës, thotë diku:"Sundimi i huaj përbën për popujt një shkollë".Kjo është e vërteta. Historia jonë nuk është veç se një vazhdim besnik i peripecive të çfarëdosojme të sundimit të huaj. Po ne u treguam nxënës të keq. Nuk kemi mësuar as letrën A!...***Nga organizma jonë shoqërore mungon një gjë e doemosme, le t'a emëroj sot: Faktori kryesor i shpiritës shoqërore, idealizma krijonjëse, kuraja mendore, devocioni për realitetin kombëtar!Kurajua është arma më e çmuar e përparimit. Gjurmimi i së vërtetës, Shkenca, nuk kuptohet pa kurajon. Brënda në luftën e vrazhdë dhe të pamëshirëshme të jetës së sotme jemi të ekspozuar në një rrezik të math. Dhe vetëm kur të kuptojmë gjithë tmerrin dhe gjithë shkatërrimin që do të shkaktojë ky rezik, ahere vetëm do të mundemi të themi se hodhëm të parin çap të shëndoshë përpara, për shpëtimin.Në "Gotzendammerung" Nietzche shkruan:"Kombet, që kishin një farë vlerë ose fituan një farë vlere, këtë gjë s'e arritën me Institucionet Liberale. Reziku i math i lartësoi kombet. Reziku, të cilit i detyrojmë mirënjohsi, i shton mjetet e rezistencës s'onë, çfaq viruset t'ona, shpërndan në zëmrat t'ona kurajo, jep armë në duart t'ona dhe sbulon përnjëherësh vlerat e pa-njohura mendore, që flënë brenda nesh. Reziku na shtrëngon të jemi të fortë".Megjithë fuqin e zërit t'im dua të flas brenda shpirtrat e Djemve t'onë këto fjalë të arta të krijonjësit të "Ubmerensh"-it. Para gjithash të gjurmojmë shkaket historike dhe sociologjike të dekadencës s'onë shoqërore. Me kurajo. Dhe ahere do t'i hapin sytë popullit t'onë. Dhe do të faqet reziku i math i gjallë. Reziku, që breth reth e rotull nesh, në krah t'onë, brenda nesh, si nonjë shtazë e uritur!... Botuar më 1929



KULTURA DHE POLITIKA

…Çdo shoqëri shfaq dy vullnete sociale. E para është Kultura, e dyta është Politika. Kultura përmbledh të gjitha përpjekjet teorike dhe përshtypjet spiritualiste ose materialiste të një shoqërie. Kurse politika përmban dhe përmbledh të gjithë mundimet praktike që bën një grup shoqëror brenda rrokullimave të historisë së vet. Puna e Kulturës, në parim, është një punë mendimi, që ecën kryesisht drejt zbulimit të së Vërtetës. Politika, në parim, edhe kjo është punë mendimi, por një punë që nuk ka si qëllim kryesor të gjejë të vërtetën: Politika ecën drejtpërdrejt për një Fuqi dhe për në Pushtet...
... "Kultura është krijesa e lëvizjes së lirë të ideve. Fitimi që u realizua me pallë ishte më i paktë. Lufta e vërtete është lufta për iderat"


MBI SHTETIN
Shteti përbën përmbledhjen e personalitetit moral, shkencor, artistik, fetar dhe juridik të një turme njerëzore. Individi nuk është veçse një “krijesë me instikt”. Dhe vetëm shtrëngimi dhe violenca e ndërgjegjes shoqërore këtë krijesë e transformon në një personalitet shoqëror… Për Neo-Shqiptarismën, Shtet do të thotë vullnet i shoqërisë.

MBI KOMBIN
Idealizma shoqërore. Ja shpirti i Neoshqiptarismës. Mirërojtjen e tij njeriu ia detyron jetës shoqërore. Dhe kombet ekzistojnë vetëm ahere kur mundin të krijojnë një ndërgjegje shoqërore. Jashtë kësaj vije njeriu është veç se një krijesë, dhe Kombet janë vetëm turma barbare.

MBI LIRINË E MENDIMIT
“Liria e mendimit individual është e pakufishme. Po, si elemente shoqërore, duhet të orientohemi me nevojat e jetës shoqërore. P.sh., si njerëz të mendimit të lirë, mundet të mos besojmë një gjë. Po, si elemente shoqërore, si elemente të përparimit dhe të rregullit, ai nga ne që do t’i mësojë vendit tonë, p.sh., ATHEISMËN, duhet të quhet kriminel përkundrejt nevojës shoqërore”.

No comments: